Flash

Fajtor në dy nga tre golat, Donnarumma mbytet nga kritikat: "I pakorrigjueshëm në Champions"

Lapsi.al 11 April 2024
Fajtor në dy nga tre golat, Donnarumma mbytet nga kritikat: "I

Donnarumma dhe Champions League: nuk shkojnë bashkë. Ajo që sapo kaloi ishte një mbrëmje tmerri, një tjetër, për portierin italian të PSG, në kompeticionin më të lartë europian. I përfshirë negativisht në dy nga tre golat e Barcelonës në Parc des Princes, italiani u shënjestrua ashpër nga gazetat franceze, por jo vetëm. "I pakorrigjueshmi Donnarumma", shkruan L'Equipe, i cili, veçanërisht ashpër, i ka dhënë notën e dobët 3 në vlerësimin e ndeshjes. Vetëm gjysmë note më shumë ka marrë Donnarumma nga Le Parisien. Shpërqendrimet me blaugranat i shtohen gabimit ndaj Benzema që në vitin 2022 hapi 1/8 e finales në Bernabeu kundër Real Madrid. Një gabim që nuk është harruar kurrë. E kështu vërshuan kritikat: në këtë pikë edhe e ardhmja e portierit në verë mund të marrë një kthesë tjetër.

I MASAKRUAR NGA MEDIAT

Dukshëm i pasigurt në dalje, Donnarumma gjithashtu tregoi pak besueshmëri edhe me këmbë. Një nga rivëniet e tij të pasakta rezultoi në 2-2 e shënuar nga Raphinha, që nisi përmbysjen e miqve. "Ter Stegen bëri vetëm një pritje më shumë se Donnarumma, por ai ishte shumë më vendimtar. Ai nuk ishte në gjendje të ishte në lartësinë e duhur, një zakon i keq në Champions në pranverë", shkroi L'Equipe që e kritikoi ashpër. Nëse gafa e famshme me Real Madrid dy vite më parë u justifikua nga ish-milanisti me një faull të pretenduar të Benzema, mbrëmjen e së mërkurës 25-vjeçari nga Castellammare di Stabia nuk ka asnjë justifikim.

Lexo më tej: "Tani duam gjysmëfinalen". Xavi krenar për Barcelonën e tij, Luis Enrique nuk dorëzohet: "Kthimi si finale"

Portieri i lindur në vitin 1999, që në qershor do ta gjejë veten duke mbrojtur portën e kombëtares italiane edhe kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ka ende ndeshjen e kthimit për tu korrigjuar. Por në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që PSG të vë në dyshim qëndrimin e tij në qershor. Donnarumma aktualisht është nën kontratë deri më 30 qershor 2026.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI