Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Indrit Brahimllari në protestë: Veliaj ka frikë nga hajdutëria e tij!

Lapsi.al 11 April 2024
Indrit Brahimllari në protestë: Veliaj ka frikë nga

Kreu i këshilltarëve bashkiakë të Partisë së Lirisë, Indrit Brahimllari ka denoncuar në protestë faktin se bashkia e Tiranës është rrethuar nga policia dhe nuk lejon hyrjen e këshilltarëve bashkiakë të opozitës. Ai tha se kërkesa e këshilltarëve bashkiakë për një mbledhje urgjente është legjitime, por Veliaj ka frikë nga hajdutëria e tij.

"Tani është e qartë për opinionin publik se akuzat e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës nuk janë thjesht politike siç mundohet t'i trajtojë kryetari bashkisë së Tiranës. Erjon Veliaj është përgjegjës kryesor për aferën korruptive në bashkinë e Tiranës, është përgjegjës kryesor për përdorimin e këtyre personazheve në fushatë, ndaj Erjon Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për korrupsionin. Kërkesa e këshilltarëve është legjitime, për një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për këtë çështje. Ashtu si kemi kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për inceneratorin e Tiranës. Erjon Veliaj nuk mund të mbrohet me polici bashkiake sepse e drejta e këshilltarëve është e drejtë legjitime. është e qartë se Veliaj ka frikë nga hajdutëria e tij dhe ai ka frikë nga korrupsioni i tij" u shpreh Brahimllari.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI