Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kreu i Bankës Botërore: Shqipëria të ofrojë vende pune me paga më të larta

Lapsi.al 11 April 2024
Kreu i Bankës Botërore: Shqipëria të ofrojë vende pune

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2024 do të vijojë të qëndrojë në nivelin 3.3 %. Dhe për të shkuar më tej, do të nevojitet një transformim madhor i ekonomisë ndaj një produktiviteti më të lartë dhe pagave më të larta.

“Duhet transformim madhor i ekonomisë ndaj një produktiviteti më të lartë dhe vende pune me paga më të larta. Sektori privat në Shqipëria ka një nivel të ulët inovacioni, kapitali njerëzor është i nënpërdorur dhe jo i fuqizuar.

Kërkohen më shumë njohuri ndaj burimeve njerëzore dhe tani për tani nuk e shohim këtë. Aktualisht Shqipëria ndodhet në një fazë rreziku që të arrijë në një gjendje të rrafshët e për të mos pasur mundësinë për të kapërcyer në një nivel më të lartë”, tha Emanuel Salinas, menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Edhe gjatë këtij viti, Banka Botërore parashikon që turizmi do të jetë promotor i rritje ekonomike.

“Shërbimet do të jenë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike. Turizmi do luajë rol kryesor si dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit”, tha Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë e BB në Shqipëri.

Banka Botërore ka prezantuar raportin e rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sa i takon Shqipërisë evidentohen rrisqe që lidhen me ciklet elektorale dhe nevojat fiskale që nevojiten për të kompensuar rritjen e kostove të jetesës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI