Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lubonja: Rama i dha mesazh drejtësisë me mbrojtjen e Xhaçkës

Lapsi.al 11 April 2024
Lubonja: Rama i dha mesazh drejtësisë me mbrojtjen e

Duke komentuar vendimin e Kuvendit që votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja tha se vendimi është një mesazh edhe për organet e tjera të drejtësisë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shihte në themel sepse është e kapur dhe po ta shihte në themel do të jepte një vendim pro Xhaçkës e merrja me mend sepse është një gjykatë që ka dhenë edhe shumë vendime skandaloze, antikushtetuese. Që Gjykata Kushtetuese nuk e tha në themel dhe e futi në procedurë ishte për të justifikuar vetveten dhe për ta shtyrë për procedurë.

Pyetja është kishte frikë Edi Rama nëse këta jepnin një vendim kundër Olta Xhaçka ndërkohë që e ka të kontrolluar deri tani. Kishte frikë mos i ka ikur Gjykata Kushtetuese nga duart se njerëz janë edhe ata dhe shohin balancat apo kemi të bëjmë me një gjest arrogance se këta edhe zeron, matematikën po e thyejnë. Kur thotë ajo zero përfitime mund të jetë baras me disa miliona euro.

Çuçi tha se mund ta çojmë dhe i japin një urdhër atij Gent Ibrahimit se edhe ata turpin me bukë e kanë ngrënë. Kjo të çon te situata që kemi. Gjithë drejtësia është që ta kapim dhe herë pas herë t’ua tregojmë edhe shkopin se bëjnë disa arrestime për fasadë.

Bardhi thotë grusht shteti. Grushti i shtetit ka ndodhur me kohë. Edhe shoku Enver thoshte e arrestonte partia. Ai është mesazh edhe për SPAK. Ne me gjak e morëm dhe me gjak do ta lëshojmë. Ju kujtohet parulla dhe këta me dhunë e kemi marrë dhe me dhunë do ta lëshojmë. Këtë duhet ta ndjej SPAK-u dhe të gjithë” - tha Lubonja i ftuar në emisionin “Open” në News 24. /BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI