Flash

Ndahet nga jeta O.J Simpson

Lapsi.al 11 April 2024
Ndahet nga jeta O.J Simpson

Orenthal James Simpson, i njohur gjithashtu si O.J. Simpson dhe "The Juice", ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

Familja e Simpson e konfirmoi lajmin të enjten në mëngjes në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. “Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, u nda nga jeta pas betejës me kancerin”, thuhet në deklaratë. Ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe nipërit e tij”. Familja përfundoi deklaratën e tyre duke kërkuar "privaci".

Simpson luajti 11 sezone me Buffalo Bills dhe shpesh konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu luajti për San Francisco 49ers. Ai  gjithashtu kishte një karrierë aktrimi, duke u shfaqur në serialin, Roots, dhe në filma si The Klansman , The Towering Inferno, The Cassandra Crossing dhe në të tre filmat Naked Gun.

Megjithatë, ai ishte gjithashtu i njohur për problemet e tij ligjore, më së shumti për arrestimin e tij në 1994 për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Nicole Brown Simpson, dhe mikut të saj, Ron Goldman.

Gjyqi pasues i vrasjes është ende një nga ngjarjet më të publikuara në historinë amerikane. O.J përfaqësohej nga ekipi ligjor tashmë i famshëm i Johnnie Cochran, Robert Kardashian, F. Lee Bailey dhe Robert Shapiro. Ata dolën kundër prokurores kryesore Marcia Clark. Më 3 tetor 1995, Simpson u shpall i pafajshëm për të dyja vrasjet.

Rasti i famshëm u bë më vonë subjekt i serialit Ryan Murphy, American Crime Story: The People Vs. O.J. Simpson.

Ndonëse ai u lirua nga akuzat penale, Simpson u shpall njëzëri përgjegjës për vdekjen e Goldman dhe Brown. Pjesa e mbetur e jetës së tij ishte e mbushur me probleme ligjore, të cilat e gjetën atë brenda dhe jashtë gjykatës dhe burgut. Në vitin 2017, ai u lirua nga burgu pasi kreu nëntë vjet për grabitje me armë.

Të këshilluara

Mbreti Charles bën paqe me Meghan dhe Harry?

Mbreti Charles mund të ketë ftuar për pushimet e verës në Angli princin Harry dhe Meghan Markle, në mënyrë që të ribashkohet me nipin dhe mbesën e tij. Ai e ka ...

16:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI