Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nën efektin e kokainës dhe pa patentë! 19-vjeçari kryen manovra të rrezikshme në rrugë

Lapsi.al 11 April 2024
Nën efektin e kokainës dhe pa patentë! 19-vjeçari kryen

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi nën efektin e lëndëve narkotike, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të një gjimnazi.

Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.

Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

I riu u arrestua dhe do të hetohet për veprën “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI