Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Pakti i Migrimit, çfarë sjell politika e re e BE mbi kërkesat për azil?

Lapsi.al 11 April 2024
Pakti i Migrimit, çfarë sjell politika e re e BE mbi kërkesat

Pas tetë vitesh negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së. Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.

Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së? 

Azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore dhe do të regjistrohen në sistemin e e zgjeruar biometrik “Eurodac”. Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjejes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 përqind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 vetë në të gjithë BE-në.

Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t’i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.

 

 

Si mund të lehtësohet barra e vendeve që synojnë azilkërkuesit? 

Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit e refuzuar në këto vende. Në fakt vendi i parë ku ata hyjnë (p.sh. Italia) është e detyruar t’i ripranojë dhe strehojë këta emigrantë. Megjithatë në praktikë kjo nuk ndodh. Me Paktin e ri të migracionit këto rregulla do të rishikohen. Po ashtu pritet që dobësohen stimujt apo faktorët tërheqës, që nxisin migrimin e refugjatëve nga një vend i BE-së në tjetrin, si p.sh. ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera. Kjo mendohet të arrihet duke vendosur një ndihmë sociale të njësuar si dhe kushte të ngjashme strehimi në të gjitha vendet e BE-së.

Po ashtu në të ardhmen rojet e kufirit të BE-së do të regjistrojnë dhe hedhin në një sistem të përbashkët që mund të aksesohet prej të gjitha zyrave dhe institucioneve në Evropë të dhënat biometrike të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në BE. Qëllimi është që të diktohet p.sh. nëse një migrant i refuzuar në Greqi aplikon përsëri për azil në Austri, apo në vende të tjera. Në një rast të tillë ky azilkërkues do të dëbohet më lehtë për në vendin ku ka hyrë fillimisht në BE dhe në fund edhe në vendin e tij të origjinës.

A do të bëhen më të lehta dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti parashikon po ashtu që në të ardhmen azilkërkuesit të dëbohen më shpejt në vendet e tyre të origjinës ose në vende tranziti që konsiderohen si të sigurta. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian synon të arrijë më shumë marrëveshje me vende të treta në mënyrë që ato të strehojnë migrantët e refuzuar. Si shembull përmendet shpesh marrëveshja e fundit me Tunizinë. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Tunizia ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që dëbohen nga BE-ja. Megjithatë qeveria tuniziane nuk dëshiron të lejojë persona nga vende të ndryshme afrikne që kanë emigruar në BE nëpërmjet territorit të Tunizisë që të kthehen në këtë vend. Një marrëveshje e ngjashme e nënshkruar me Turqinë në vitin 2016 pati si rezultat pakësimin e numrit të refugjatëve sirianë që hynin në Greqi. Por kjo marrëveshje tani nuk vlen më, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët e dëbuar nga Greqia./DW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI