Flash

Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

Lapsi.al 11 April 2024
Rama del kundër drejtësisë së re/ Refuzon Gjykatën

Socialistët kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës me një votim që mori 72 vota pro në parlament. Ata rrëzuan kërkesën e opozitës që kërkoi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, për vendimin e qeverisë në 29 Mars të vitit 2021, që i dha statusin e investitorit strategjik bashkëshortit të ministres, Artan Gaçit për një hotel me 5 yje në Dhërmi.

Votimi në parlament këtë të enjte është refuzimi i parë i hapur i mazhorancës për të zbatuar vendimin e një institucioni të drejtësisë së re, në këtë rast Gjykata Kushtetuese. Pasi e zvarritën për më shumë se një vit,  socialistët u detyruan të dalin hapur duke refuzuar ta zbatojnë vendimin, që mund t'i kushtonte Olta Xhaçkës mandatin e deputetes.

Gjatë fjalimit në parlament, Xhaçka sulmoi mediat dhe opozitën për sulme të padrejta, ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e kishte shqyrtuar një herë çështjen e saj dhe nuk ishte e nevojshme që të vihej sërish në lëvizje.

Sipas saj në vendimin e parë, Kushtetuesja “shqyrtoi provat reale, jo ato të gjyqeve të ekraneve politike…,”.

Ish-ministrja e jashtme iu referua seancave gjyqësore të Kushtetueses, që shqyrtuan thjesht procedurat dhe jo çështjen e saj në themel.

“Sot Kuvendi s'ka çfarë voton fare për mua, se çështjen time GJK e ka pasur dhe e ka pushuar,” u shpreh Xhaçka duke spekuluar për vendimet e mëparshme të Gjykatës.

Çarja e opozitës dhe si e shfrytëzoi Rama

E vërteta është që Xhaçka arriti të përfitojë edhe nga përçarja e opozitës. Pas denoncimit të skandalit për statusin e investitorit strategjik që përfitoi bashkëshorti i ministres, opozita e përçarë iu drejtua Gjykatës Kushteuese me dy nisma.

Nisma e parë e Rithemelimit të Sali Berishës kërkoi shqyrtimin e çështjes dhe një vendim nëse Olta Xhaçkës duhej t'i hiqej mandati apo jo.

Nisma e dytë e PD-së së Vulës kërkoi rishqyrtimin e procedurave, pasi Partia Socialiste kishte rrëzuar raportin e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Gjykata u shpreh në Janar të vitit të kaluar dhe i dha të drejtë në procedura opozitës, duke kërkuar që kërkesa të vinte edhe një herë.

Socialistët përfituan për ta zvarritur për një vit çështjen, deri kur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se ishte e paimagjinueshme që parlamenti të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës.

Mbledhja e qeverisë dhe konflikti i interesit

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili nisi të ndërtonte një hotel në Dhërmi.

Hoteli do të ishte me 5 yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Mbledhja e Komitetit u zhvillua në 29 mars 2021.

Një vit më pas, në 2 mars 2022 qeveria u mblodh për t'i hapur rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij kompanisë ‘AGTCC Hotel Management' që kishte lidhur marrëveshje me kompaninë e Gaçit.

Në këtë mbledhje qeveria, Xhaçka mungoi, e ndërgjegjshme se ishte në konflikt interesi me vendimin që po merrej aty./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI