Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama nuk e lëshon Xhaçkën, shkelet vendimi i Kushtetueses

Lapsi.al 11 April 2024
Rama nuk e lëshon Xhaçkën, shkelet vendimi i Kushtetueses

Kuvendi nuk e dërgon mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca e ka rrëzuar projektvendimin që lidhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Jemi para një rasti flagrant kur mazhoranca me dhunën e kartonave nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

72 deputetët e mazhorancës të pranishëm në seancë votuan kundër, ndërsa 39 deputetët e opozitës votuan pro, asnjë abstenim.

jjjjj

Vetë Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.

“Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike,zero! Asnjë m2 tokë publike zero! Asnjë lehtësi proceduriale të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Zero! E dini se çfarë është përfitimi nga statusi I investitorit strategjik të asistuar. Se nuk është aspak I barabartë me atë të investitorit strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortin tim në hoteleri që kurrë mos u bëftë,pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin. Vetëm e drejta për tu trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezllonë në plazh. Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë intepretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit,” tha Xhaçka.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI