Flash

REL: Protestuesit përleshen me policinë para bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 11 April 2024
REL: Protestuesit përleshen me policinë para bashkisë së

Në protestën e thirrur në Tiranë nga partitë opozitare, protestuesit u përleshën me policinë para bashkisë së kryeqytetit shqiptar. Protestuesit hodhën flakadanë dhe koktej molotovi në drejtim të ndërtesës së bashkisë së Tiranës. Protesta e 11 prillit u thirr nga Rithemelimi, grupimi më i madh i deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë brenda Partisë Demokratike, dhe Partia e Lirisë e ish-presidentit, Ilir Meta.

Përfaqësuesit e këtyre dy partive opozitare po kërkojnë largimin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, dhe përballjen e tij me drejtësinë. Kjo është protesta e dytë që u mbajt brenda disa ditësh para bashkisë së Tiranës. Protestat u thirrën pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve bashkiakë nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Sipas opozitës, në këto akte korruptive që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme është përfshirë edhe Veliaj. Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak për të diskutuar në lidhje me arrestimin e këtyre zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Protestës së thirrur nga opozita iu bashkuan përfaqësues të aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe banorë të disa prej zonave periferike të Tiranës, të cilët edhe më herët kanë kundërshtuar bashkinë e Tiranës në projektet e saj në këto zona.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në fund të marsit arrestoi disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës, ndërkaq ndaj disa të tjerëve lëshoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tenderë, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë ‘5D konstruksion’.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në arrest me burg është drejtori i përgjithshëm i punëve publike në bashkinë e kryeqytetit, Taulant Tushe. Protesta e 11 prillit u mbikëqyr nga një numër i madh i forcave të policisë, ndërsa pas përplasjeve dhe momenteve të tensionit, kordoni i policisë u përforcua edhe nga efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pas arrestimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë, Veliaj deklaroi se akuzat e ngritura ndaj bashkëpunëtorëve të tij nuk e bëjnë të ndihet mirë, por akuzat duhet të provohen në gjykatë. Megjithatë, ai tha se nuk ka pasur asnjë përftim personal dhe nuk ka shkelur ligjin./ REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI