Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Pamja e rrallë e eklipsit e filmuar nga astronautët në hapësirë

Lapsi.al 11 April 2024
VIDEO/ Pamja e rrallë e eklipsit e filmuar nga astronautët në

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (SNH) mundën të shijojnë një pamje “të frikshme” gjatë eklipsit total diellor që ndodhi të hënën. Ata e panë eklipsin nga një kënd tjetër teksa hija e Hënës lëvizte mbi sipërfaqen e planetit tonë.

Fenomeni zgjati më shumë se një orë. Sipas NASA-s, hija e eklipsit udhëtonte me 1100 mph në ekuator dhe deri në 5000 mph pranë poleve. Astronautët që jetojnë dhe punojnë në SNH rrotullohen rreth Tokës çdo 90 minuta, duke parë 16 lindje dhe perëndime të diellit në 24 orë dhe deri në 5 eklipse në vit.

The International Space Station soared into the solar eclipse from 261 miles above.

Të hënën, astronautët jo vetëm që mund të shihnin eklipsin kur Hëna bllokoi dritën e Diellit, por edhe vetë hijen e Hënës poshtë në Tokë që dukej si një vrimë e zezë që lundronte.

The Moon's shadow, or umbra, is pictured covering portions of the Canadian provinces of Quebec and New Brunswick and the American state of Maine in this photograph from the International Space Station as it soared into the solar eclipse from 261 miles above.

SNH nuk ishte e vetmja që mundi të shijonte eklipsin diellor nga hapësira. Themeluesi i SpaceX, Elon Musk shpërndau një video (më poshtë), e cila është marrë nga një satelit Starlink në orbitën e ulët të Tokës. Videoja tregon hijen e Hënës teksa lëviz mbi planetin Tokë. LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI