Flash

Video/ Skandali në direkt TV i ish-portierit Burgos: "Kujdes Yamal, përndryshe kthehesh te semaforët"

Lapsi.al 11 April 2024
Video/ Skandali në direkt TV i ish-portierit Burgos: "Kujdes Yamal,
Një stuhi e vërtetë polemikash shpërtheu në Spanjë pas fjalëve të Mono Burgos në para-ndeshjen PSG-Barcelona. I ftuar i kanaleve Movistar, ish-strategu i Diego Simeone te Atletico Madrid bëri një koment racist me në qendër talentin blaugrana, Lamine Yamal. "Kujdes, futbolli është si jeta. Nëse nuk ia del, rrezikon ta gjesh veten në semafor", ishte përgjigja për prezantuesen, e cila vuri në pah prekjet e topit plot kualitet të sulmuesit iberik. Zhurma që është ngritur në tokën spanjolle është e dukshme, kur Vinicius po bën një betejë të vërtetë në frontin e racizmit. Argjentinasi 54-vjeçar, më pas, u detyrua të kërkonte ndjesë për t'i rregulluar gjërat: "Nëse dikush u ndje i ofenduar, më vjen keq dhe kërkoj falje publike - ishin fjalët e Burgos -. Nuk doja të lëndoja askënd. Në fakt, unë vetë do të kisha dashur të kisha cilësitë e Yamal. U tregova shumë i lehtë, këto ditë duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos keqkuptohesh”.

PSG E BARCA BOJKOTUAN INTERVISTAT

Fraza qarkulloi aq shpejt në internet saqë arriti në Parc des Princes edhe para përfundimit të ndeshjes. Si PSG ashtu edhe Barcelona vendosën, më pas, të bojkotojnë intervistat e Movistar pas ndeshjes, në marrëveshje me UEFA-n. Dy klubet i ndaluan lojtarët e tyre të flisnin me transmetuesin në fjalë. Faljet publike pothuajse të menjëhershme të Burgos nuk ishin të mjaftueshme, as ato të Movistar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI