Flash

Argita Malltezi: Zgjatja e arrestit shtëpiak për liderin e opozitës synon djegien e mandatit të tij

Lapsi.al 12 April 2024
Argita Malltezi: Zgjatja e arrestit shtëpiak për liderin e

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, në një konferencë për mediat, ka komentuar masën e sigurisë arrest shtëpie të dhënë nga SPAK për ish-kryeministrin.

"Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit. Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë. Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamarbër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të SPAK-ut. Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës. Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në Kuvend dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI