Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gazetari pyet drejtorin e Policisë për Ervis Martinajn, Rrumbullaku habit me përgjigjen

Lapsi.al 12 April 2024
Gazetari pyet drejtorin e Policisë për Ervis Martinajn, Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat, ka sqaruar operacionin, ku janë arrestuar disa efektivë, të dyshuar në përkrahje të personave që ndihmojnë në trafikimin e klandestinëve.

Në këtë konferencë, Rrumbullaku u pyet nga gazetari Igli Çelmeta për fatin e Ervis Martinaj, ndërsa përgjigja e tij ishte aspak dinjitoze.

Gazetari Çelmeta: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Muhamet Rrumbullaku: Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.

Lexo më tej: Konferenca e çuditshme/ Veliaj bën të indinjuarin, Balla i bën kritikë vetes 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI