Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejzbolli", debate në komisionin hetimor për TIMS

Lapsi.al 12 April 2024
"Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejzbolli", debate

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka parashtruar dy kërkesa procedurale ndaj opozitës teksa ka ironizuar me Ervin Salianjin kur i tha se ai mund ta përdorë edhe mikrofonin si shkop bejzbolli.

"Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejzbolli. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t'i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit", tha Gogu.

Më herët gjatë debatit me Salianjin, ai kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgji akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.

"Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t'i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muces. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik", tha Gogu.

Salianji: Një sekondë! Mbledhjen e drejtoj unë dhe nuk ia kam dhënë fjalën. Unë e përdor si shkop dhe jo si akullore si ju! (mikrofonin) Bëni pyetjet tek unë pastaj shkoni aty. Avash avash. Z.kryetar që bën zhurmuesin. Sapo morët vesh se cilët janë kërkesat për informacion fap kërcyet. Ekspertët nuk janë në pozicionin e dëshmitarëve dhe as ju mbi palët.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj në Kolonjë të Fierit. Shtetasi me inicialet G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin t...

17:26

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI