Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Macron si Blinken, me lavde për Ramën: Jemi të impresionuar nga reformat

Lapsi.al 12 April 2024
Macron si Blinken, me lavde për Ramën: Jemi të impresionuar nga

Presidenti francez Emanuel Macron priti në Paris kryeministrin Edi Rama. Njësoj si sekretari Blinken, edhe Macron nuk i kurseu lavder për Ramën.

Macron deklaroi se Parisi zyrtar është impresionuar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria. Ai shtoi se Franca mbështet rrugëtimin europian të Tiranës.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimeve të përbashkëta.

Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim. Jemi të impresionuar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin”, u shpreh Macron.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj në Kolonjë të Fierit. Shtetasi me inicialet G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin t...

17:26

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI