Flash

Princ William rikthehet në rrjetet sociale pas diagnozës së Kate

Lapsi.al 12 April 2024
Princ William rikthehet në rrjetet sociale pas diagnozës së Kate

Princi William u rikthye në rrjetet sociale të mërkurën për herë të parë që kur gruaja e tij Kate Middleton zbuloi diagnozën e saj të kancerit.

Princi i Uellsit theu heshtjen e tij në rrjetet sociale për të ndarë një mesazh të ëmbël mbështetjeje për futbollisten britanike Rachel Daly, e cila njoftoi tërheqjen e saj nga sporti.

“Faleminderit për kaq shumë shfaqje të paharrueshme.Shumë gola të tjerë për Villa tani! W”, shkroi trashëgimtari i fronit në X .Krahas mesazhit të tij, William ri-postoi një seri fotosh të Daly duke njoftuar daljen e saj në pension.

Ky është postimi i parë në rrjetet sociale që ai bën që kur u publikua lajmi për shëndetin e  gruas së tij.

Në një klip të pararegjistruar të shpërndarë më 22 mars, Princesha e Uellsit zbuloi problemet e saj shëndetësore në botë, duke thënë se mjekët zbuluan kancerin e saj gjatë një operacioni të planifikuar abdominal në janar.

Princesha Kate vuri në dukje gjatë njoftimit të saj muajin e kaluar se tani është në fazat e hershme të kryerjes së "një kimioterapie parandaluese"./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta O.J Simpson

Orenthal James Simpson, i njohur gjithashtu si O.J. Simpson dhe "The Juice", ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Familja e Simpson e konfirmoi lajmin të e...

19:19

Mbreti Charles bën paqe me Meghan dhe Harry?

Mbreti Charles mund të ketë ftuar për pushimet e verës në Angli princin Harry dhe Meghan Markle, në mënyrë që të ribashkohet me nipin dhe mbesën e tij. Ai e ka ...

16:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI