Flash

Shpërthimi i hidrocentralit në Itali, gjenden dy trupat e fundit të punëtorëve

Lapsi.al 12 April 2024
Shpërthimi i hidrocentralit në Itali, gjenden dy trupat e fundit

Ekipet e shpëtimit dhe kërkimit në veri të Italisë kanë gjetur dy trupat e fundit të punëtorëve të vrarë nga një shpërthim pas shembjes së një hidrocentrali nëntokësor. Me gjetjen e dy trupave të pajetë shkon në shtatë numrin i të vdekurve.

Shpërthimi ndodhi të martën në centralin Enel Green Poëer, në provincën veriore të Bolonjës në një thellësi prej rreth 40 metrash nën nivelin e ujit. Katër punëtorë të tjerë që u plagosën në shpërthimin masiv janë shtruar në spital dhe dy prej tyre janë ende në gjendje të rëndë.

Zhytësit që punuan për më shumë se dy ditë për të gjetur trupat e viktimave e krahasuan skenën me një ndërtesë nënujore të goditur nga tërmeti. Shpërthimi në uzinën "Bargi të Enel Green Poëer" ndodhi gjatë punës për të rritur efikasitetin e centralit, tha kompania në një deklaratë.

Një zjarr shpërtheu kur një turbinë shpërtheu në katin e tetë nën sipërfaqe, duke përmbytur dyshemenë poshtë. Shkaku ishte ende i panjohur. Ndërkohë Prokurorët vendas kanë hapur një hetim për aksidentin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI