Flash

Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Kam prova që denoncimi është i vërtetë

Lapsi.al 12 April 2024
Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Kam prova që denoncimi

Shtyhet seanca gjyqësore e Ervin Salianjit për çështjen 'Babale'. Arsye për shtyrjen ka qenë kërkesa e bërë nga përfaqesuesi ligjor i Jetimir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati. Seanca e radhës do të mbahet me datë 24 prill në orën 10:00. Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Salianji pasi doli nga gjykata tha:

“Është një çështje që ka ardhur në Apel ashtu si në shkallën e parë si kallëzim i trafikantit të drogës Agron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe se si institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit dhe Geron Xhafës në bazë të antimafias për t’i bërë të mundur të vazhdojë karrierën politike.

Do të kemi gjithë kohën e mjaftueshme dhe detajet në seancën e datës 24. Nuk jam marrë asnjëherë me sulme personale ndaj gjykatës apo gjyqtarëve pavarësisht se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë marrë vendimarrje në gjykatën e shkallës së parë janë shkarkuar nga vettingu. Gjyqtari që ka marrë vendimin e shkallës së parë Artan Gjermeni është në përgjimet e Italisë që ishte shërbëtor i fëlliqur dhe i pjesës tjetër të bandës së Lushnjes që quhej i vogli. Është rasti i parë që një deputet gjykohet nga një gjykatë e juridiksionit të përgjithshëm dhe jo nga SPAK për shkak se është një situatë surreale.“, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI