Flash

"E premtja, ora e betejës"/ Berisha: Ngrihuni të pastroni bashkinë

Lapsi.al 13 April 2024
"E premtja, ora e betejës"/ Berisha: Ngrihuni të pastroni

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin poshtë banesës së tij, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës që është lajmëruar në 19 prill. Ai u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen pas skandaleve, por në vend të kësaj ai bën avokatin e drejtorëve të arrestuar dhe vetes së tij në studiot televizive.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Miqtë e mi, sot ka vetëm një shpresë, ajo shpresë jeni ju, ajo shpresë janë qytetarët, ajo shpresë është guximi i tyre, ajo shpresë është zemërimi i tyre, ajo shpresë është sakrifica e tyre.

Pa guxim, pa sakrifica nuk ka fitore. Ka vetëm poshtërim, nënshtrim, largim nga Shqipëria!

E premtja po vjen, Tirana në këmbë. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, ngrihuni të premten, pastroni bashkinë. E premtja është një ditë jo vetëm për ju, por edhe për ata që nuk jetojnë më, për fëmijët tuaj, për fëmijët e fëmijëve tuaj.

Në qoftë se ne pranojmë në atë zyrë një horr që ka vjedhur 100 përqind me dokumente zyrtare paratë e qytetarëve, ne meritojmë çdo gjë pastaj. Ne nuk meritojmë liri, ne nuk meritojmë dinjitetin.Çfarë jemi ne të dashur qytetarë që të na përdhosin, të na poshtërojnë horra si Erion Veliaj?

Në çdo vend të botës jo me kaq, por me një të dhjetën, jep dorëheqjen njeriu. Po nuk jep dorëheqjen krimineli, por del e shëtit nga një studio në studio tjetër për të bërë avokatinë e hajdutëve të tij dhe të vetes.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI