Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Ferma e kanabisit, gjykata liron vëllain e deputetit të PS

Lapsi.al 13 April 2024
Ferma e kanabisit, gjykata liron vëllain e deputetit të PS

Paraditen e sotme kanë dalë para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.

Po ashtu, gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij nga policia duke argumentuar se për Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndreca u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar së bashku me dy të tjerët më 11 prill.

Atë ditë policia sekuestroi 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Kontrolle u kryen edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë. Operacioni anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhës për të cilin policia njoftoi se në stanin e përshtatur për kultivimin e drogës ishin instaluar llamba të cilat ishin me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Të këshilluara

Tërmet 4,5 ballë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:23 të mëngjesit të së shtunës në ishullin Evia në Greqi, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe n...

10:25

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI