Flash

Ishin shpallur në kërkim për trafik drøge, arrestohen 2 persona në Durrës

Lapsi.al 13 April 2024
Ishin shpallur në kërkim për trafik drøge, arrestohen 2

Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi ishin të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Tempulli 1”.

Njoftimi i policisë:

Kapen nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 1″, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasit:

D. K., 40 vjeç dhe A. Ç., 23 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 1”, pasi nga hetimet dyshohet se ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI