Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Vuçiç letër Macron e Scholz

Lapsi.al 13 April 2024
Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Vuçiç letër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një letër presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe udhëheqësve të tjerë evropian për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Serbinë e pret një periudhë shumë e vështirë, ku do të vendoset edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por ne do përpiqemi deri në momentin e fundit, pasi kjo i bie përjashtim i Serbisë”, thuhet në letrën e Vuçiç.

Ai theksoi se pranimi i Kosovës në KE, pa përmbushjen e kushteve dhe themelimin e asociacionit dhe çështjeve tjera, në të vërtetë përbën përjashtim të Serbisë nga kjo organizatë.

“Do të shohim si do rrjedhin gjërat, do përpiqemi rreth kësaj, lajmet e vetme të mira janë situata ekonomike prej të cilës jetojmë dhe kjo është mirë dhe me rëndësi. Dodik dhe ekipi i tij kishin propozime për ftesa për disa përfaqësues serb nga hapësirat e ish Jugosllavisë, ku do bisedojmë për gjuhën, shkrimin dhe çështje tjera” -tha ai.

Vuçiç theksoi se i ka bërë thirrje udhëheqjes së Srpska që të shqyrtojnë mirë situatën “por nuk do vendosin sanksione ndaj Srpskes, prandaj duhet kujdes për secilin veprim që bëjnë”.

Ndërkohë mediat kanë njoftuar se Vuçiç iu ka nis letër kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron rreth pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, këtë e ka konfirmuar edhe ministri i financave Mali. Ai ka deklaruar se Vuçiç ka dërguar letër kancelarit Scholz dhe presidentit Macron por edhe liderëve tjerë evropian, ndërkohë që ka shtuar se asnjëherë nuk e ka parë Vuçiç aq të shqetësuar, pas presioneve në rritje.

Të këshilluara

Tërmet 4,5 ballë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:23 të mëngjesit të së shtunës në ishullin Evia në Greqi, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe n...

10:25

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI