Flash

Vodhën para në një biznes, arrestohen dy autorët në Librazhd

Lapsi.al 13 April 2024
Vodhën para në një biznes, arrestohen dy autorët në

LIBRAZHD- Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Volareka”, për zbardhjen e vjedhjes së një shume parash në një biznes, ditën e djeshme. Identifikohen, lokalizohen në Belsh dhe vihen në pranga 2 autorë të dyshuar, njërit prej të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 26-vjeçari, i dyshuar i përfshirë në këtë vjedhje. Sekuestrohet dhe automjeti i marrë me qira, që u përdor nga autorët e dyshuar, për këtë vjedhje. Menjëherë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga një shtetas 58 vjeç, se në biznesin e tij në qytetin e Librazhdit, i kishin vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të kësaj vjedhjeje.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, brenda disa orësh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Volareka”. Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe si rezultat i mirëkoordinimit të punës me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh u bë lokalizimi në Belsh dhe arrestimi i tyre, konkretisht i shtetasve: E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi G. Ll., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet i përfshirë në vjedhjen e parave. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.

Nga kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash e dyshuar e vjedhur në biznesin e kallëzuesit. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. D., më datë 12.04.2024, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. G., 59 vjeç, në fshatin Dragostunjë, Librazhd.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të jenë implikuar. Vijon puna edhe për kapjen e shtetasit G. Ll.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI