Flash

Video/ Abazaj i jep fitoren Tiranës në fund: Ferataj i mohoi penalltinë e traversa dy gola Kukësit

Lapsi.al 13 April 2024
Video/ Abazaj i jep fitoren Tiranës në fund: Ferataj i mohoi

Fitoi Tirana, por nuk fitoi skuadra më e mirë në fushë. Bardheblutë kalojnë me shumë fat 1-0 Kukësin, në një ndeshje që verilindorët e luajtën krejtësisht në kërkim të fitores. Ka natyrisht episode që Devolli ndjen keqardhje: penalltia e mohuar nga Ferataj, pas thirrjes në VAR për të riparë aksionin e dy traversat e goditura nga Adetola dhe Solodovnikov. E pastaj, dy minuta nga fundi, Abazaj shënoi golin që vendosi ndeshjen në kundërsulm.

Kukësi provoi i pari në minutën e 10' me Bershiraj. Ish-sulmuesi bardheblu vuri në provë të vështirë një Abdullahu vendimtar në këtë rast, por të pasigurtë në disa momente gjatë ndeshjes. Përgjigja e Tiranës erdhi me goditjen me kokë të Patrick që gjeti reagimin brilant të Tafas. Zhongo provoi të bënte keq por nuk kishte shënjestrën e duhur, duke dhënë shenjat e ndeshjes që Kukësi do bënte në pjesën e dytë.

Video/ penalltia e pretenduar nga Salami

ARBITRI E FATI I KEQ

Beshiraj dhe Salami ishin të frymëzuar, por ish-lojtari bardheblu ushtroi shumë forcë mbi topin duke e kaluar mbi traversë, ndërsa Salami corientoi Micin në më shumë se një rast. Episodi i parë i rëndësishëm ishte ai i minutës së 68’ kur Deliu ndërhyri ndaj Salami në zonë. Ferataj u thirr në VAR për ta rishikuar ndërhyrjen, por arbitri mbajti qendrimin e tij, duke i mohuar një penallti Kukësit. Kësaj i shtohet edhe fati i keq, ai i dy traversave të goditura në dy minuta. Në fillim Adetola dhe më pas Solodovnikov e stampuan topin në traversë, para se Kukësi të shembej në kundërsulm, atë të finalizohej nga Abazaj.

Video/ Goli i Abazaj

Kukësi humbet një ndeshje që nuk meritonte ta humbiste, me Devollin që mbetet në situatë kritike, edhe pse ajo e tij po shfaqet në fushë një skuadër e të gjithë respektit. Tirana mori 3 pikë që i duken si një dhuratë e ardhur nga lart e për këtë tashmë bën presion mbi zonën Final Four. Vetëm se Fagu duhet ta ketë të qartë, me këtë mënyrë loje nuk duhet se mund të shkojë larg.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI