Flash

Video/ Lotët e Goldi Halilit nuk bindin askënd: ultrasit e Tiranës të tërbuar, i hedhin mbrapsht fanellat lojtarëve

Lapsi.al 13 April 2024
Video/ Lotët e Goldi Halilit nuk bindin askënd: ultrasit e

Kukësi i vendit të fundit tregoi më shumë e zemër, e madje edhe kualitet, se Tirana në Arenën kombëtare. Bardheblutë fituan vërtetë ndeshjen, por pasi Kukësit iu mohua një penallti e goditi dy traversa në dy minuta, para golit të Abazaj. Pikërisht pas këtij momenti, që afron Tiranën me objektivin Final Four, Goldi Halili, drejtore e klubit, është shfaqur e përlotur në stadium.

Lot që, në fakt, nuk kanë bindur e nuk kanë prekur askënd nga tifozët bardheblu, që e konsiderojnë familjen Halili, fajtore për gjendjen e skuadrës dhe problemet e krijuara nga vendimet e tyre. Kështu, ndërsa Goldi "lotonte" në tribunë, lojtarët e Tiranës janë përballur me tërbimin e tifozëve kur u drejtuan tek ata për t'i përshëndetur. Në vend të duartrokitjeve lojtarët morën një lumë sharjesh e kritikash.

Përgjoni e Abazaj menduan të zbusnin situatën duke i hedhur fanellën tifozëve, por ata ia kthyen mbrapsht. Nga tribunat dëgjohedhin vetëm sharjet në adresë të ekipit që, sipas tifozëve, nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë sezon, e veçanërisht në këtë ndeshje.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1c33x1d/abazaj_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI