Flash

Video/ Manchester City rimerr kreun e Premier League: pesë gola edhe pa Rodri e Foden

Lapsi.al 13 April 2024
Video/ Manchester City rimerr kreun e Premier League: pesë gola edhe pa

Java e 33 e Premier League i ridorëzoi përkohësisht vendin e parë Manchester City, i cili vuajti në pjesën e parë kundër Luton Town dhe më pas bëri diferencën. Guardiola, i cili la pushim disa emra të mëdhenj, i gëzohet 5-1 dhe shkon në +2 ndaj Arsenal dhe Liverpool që do të luajnë nesër. Tottenham mbytet: 4-0 në Neëcastle. Festivali i gabimeve u luajt në Turf Moor: Burnley dhe Brighton barazuan 1-1. Forest-Wolves përfundoi 2-2, fitoi ndërkohë Brentford.

SHUPLAKA E CITIZENS

Manchester City po i afrohet në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjes së kthimit ndaj Real Madrid. 5-1 ndaj Luton, duke lënë pushim lojtarë të ndryshëm kryesorë dhe aktualisht rikthim në krye të Premier League. Miqtë kishin në dispozicion vetëm një qendërmbrojtës të rolit, me shtatë mbrojtës (dhe 12 lojtarë) jashtë të dëmtuar. City goditi pas më pak se dy minutash, me Haaland që e përplasi topin në fytyrën e Hashioka nga ku përfundoi në rrjetë. Avantazh përmes një autogoli, por Luton rezistoi edhe pse Matheus Nunes dhe De Bruyne ishin afër dyfishimit.

Lexo më tej: Guardiola, çfarë gabimi me Palmer: numra si Salah, është fari i vetëm i Chelsea

Dyfishimi erdhi në minutën e 63’ pas një rrethimi të vërtetë gjashtëdhjetë minutësh në zonë dhe në gjysmën e fushës së Luton. Alvarez shërbeu për Kovacic në hyrje të zonës e goditja e kroatit ishte e pandalshme për Kaminski. Luton reagon me traversën e Woodrow, por në minutën e 76’ pësoi të tretin. Onyedinma pengoi Doku duke shkaktuar penallti që Haaland nuk e gaboi. Goli i 20 në Premier League nga pika e bardhë për norvegjezin. Prapavija e Citizens krijoi një rrëmbujë kur Matheus Nunes rrëshqiti në pasimin e beftë të portierit Ederson e Barkley përfitoi duke shënuar 3-1. Doku shënoi golin e katërt për City, duke u zhbllokuar, duke qenë se ish-lojtari i Rennes nuk kishte shënuar në Premier League që prej 4 nëntorit. I tij edhe asisti për Gvardiol që shënoi golin e 5-1. City ngjitet në 73 pikë, një +2 i përkohshëm ndaj Liverpool dhe Arsenal që do të luajnë nesër. Nga ana tjetër, Lutoni ndalet në 25 pikë dhe -1 nga zona e shpëtimit.

Premier League England

Newcastle United 4-0 Tottenham Hotspur

Brentford 2-0 Sheffield United

Burnley 1-1 Brighton

Manchester City 5- 1 Luton Town

Nottingham Forest 2-2 Wolves

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI