Flash

Video/ Vlahovic përplaset te shtylla, Lazaro humbi rastin e bujshëm në të 94': Torino e Juventus ndajnë pikët

Lapsi.al 13 April 2024
Video/ Vlahovic përplaset te shtylla, Lazaro humbi rastin e bujshëm
Derby i Torinos, i dyti i sezonit në Serie A, nuk pati fitues apo humbës. Torino dhe Juventus nuk shkuan përtej një barazimi 0-0 në Olimpico Grande Torino. Në pjesën e parë, rastet më të mira i krijoi skuadra e teknikut Allegri. Vlahovic, u ndal fillimisht nga një shtyllë flagrante në minutën e 7’ dhe më pas nga Milinkovic-Savic në minutën e 31’. Pas pushimit, Torino e Juric (i përjashtuar për protesta në fund) ngriti qendrën e gravitetit duke impenjuar Szczesny me Sanabria, por pa gjetur goditjen e duhur. Juventusi mbetet i treti, -5 nga Milan. Një pjesë për secilin dhe nga një pikë në fund. Juventus ishte më i rrezikshëm në 45 minutat e para, Torino dominoi pjesën e dytë. Në fund derbi i ‘Mole’ përfundoi barazim dhe pa gola. Mbrojtjet - dhe mbrojtësit (nga Buongiorno te Bremer) - morën më të mirën ndaj sulmuesve. Zapata pa t’i anulohej një gol dhe Lazaro iu afrua golit të fitores pas minutës së nëntëdhjetë. Por jo më parë se Vlahovic të humbte dy raste të pastra në fillim të ndeshjes. Shtylla dhe pritja e shkëlqyer e bashkëkombasit Milinkovic ndalën sulmuesin serb. Lexo më tej: John Elkann e letra për aksionerët: "Viti zero për Juventus, Giuntoli do të plazmojë të ardhmen" Kështu, duke marrë parasysh të gjitha gjërat, Zonja konsolidon vendin e tretë dhe shton një tjetër tullë në rrugën drejt zonës Champions League. Ndërsa ekipi Granata merr veten pas disfatës në Empoli dhe mban gjallë ëndrrën europiane.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI