Flash

Kakà, motivi absurd përse u braktis nga gruaja: "E lashë sepse ishte shumë perfekt"

Lapsi.al 14 April 2024
Kakà, motivi absurd përse u braktis nga gruaja: "E lashë
Ricardo Kakà ishte një lojtar i madh e në karrierë ka veshur fanellat e Milan, Real Madrid e Sao Paulos. Një karrierë në të cilën ai fitoi gjithçka, duke arritur kulmin me kuqezinjtë. Braziliani tregoi gjithnjë se ishte një djalosh i sinqertë, i thjeshtë dhe shumë besimtar. Megjithatë, përsosmëria luajti një shaka mizore me të.

MARTESA ME CAROLINE CELICO

Kakà pati një martesë të gjatë 9-vjeçare me Caroline Celico. Nga lidhja e tyre lindën dy fëmijë. Një çift perfekt, që megjithatë më pas u nda me zgjedhjen e gruas. E tani, pas disa kohësh larg ish-futbollistit ajo ka dashur të tregojë arsyen e vërtetë që e shtyu të ndahej nga Kakà. Lexo më tej: Arabia Saudite ‘blen’ edhe Kakà e Terry: dy ish-kampionët imazh për Botërorin 2034

"TEPËR PERFEKT"

Caroline Celico donte të tregonte për mediat braziliane arsyen e vërtetë që e shtyu të largohej nga Kaka: "Ai nuk më tradhtoi kurrë dhe më dha një familje të mrekullueshme. Unë kam vetëm kujtime të shkëlqyera për të. Por nuk isha e lumtur dhe ndjeva se diçka më mungonte. Më trajtonte shumë mirë, por ishte shumë i përsosur për mua". Një lloj "Unë po të lë sepse të dua shumë" që ka bërë shumë njerëz të përfundojnë si miq, përfshirë të famshmin Kakà. Për brazilianin një dush i ftohtë që do t'ia bëjë akoma më të hidhur fundin martesës me gruan që ka dashur gjithmonë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI