Flash

Masina i theu kockën, Szczesny operon hundën pas përplasjes në derbi: "Gjendja e tij do përditësohet"

Lapsi.al 14 April 2024
Masina i theu kockën, Szczesny operon hundën pas përplasjes
Pas goditjes së pësuar në derbi, në një përplasje me mbrojtësin e Torinos Masina, portieri i Juventus, Wojciech Szczesny iu nënshtrua një operacioni për të sistemuar thyerjen e kockave të hundës. “Operacioni, i kryer nga doktor Libero Tubino, në prani të mjekut të ekipit Marco Freschi, në spitalin Chivasso, ishte krejtësisht i suksesshëm – thuhet në një deklaratë të klubit bardhezi –. Lojtari do të dalë nga spitali në orët e ardhshme dhe gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore". Ish-portieri i Arsenal dhe Romës do të jetë në gjendje të kthehet për të luajtur me një maskë mbrojtëse. E sigurtë, sidoqoftë, është mungesa në transfertën në Cagliari të premten në mbrëmje. Perin është gati të marrë vendin e tij mes shtyllave. Synimi i polakut është që të paktën të rikthehet në pankinë më 23 prill, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios. Përplasja e lojës ndodhi në minutën e 86', me Masina që kishte hyrë në fushë si zëvendësues. Ekipi mjekësor i Juventus duhej të futej në fushë për të dhënë ndihmën e parë dhe ndeshja u ndërpre për rreth pesë minuta. Perin kishte filluar tashmë nxemjen për të hyrë në fushë, por Szczesny u ngrit dhe shtrëngoi dhëmbët në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Sidoqoftë, kundër Cagliari do të ketë hapësirë për zëvendësin e tij Perin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI