Flash

Video/ Dinamo shkëputet në vendin e katërt: Denison e Kaçorri fundosin Erzenin e kërcënojnë Partizanin

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ Dinamo shkëputet në vendin e katërt: Denison e

Dinamo i përgjigjet pas 24 orësh Tiranës, duke u rikthyer me fitore në vendin e katërt, tashmë +3 ndaj bardhebluve. Nëndetësja mposht 2-0 Erzenin në javën e 31 të Superiores dhe konfirmon ambicjet për titullin. Denison e Kaçorri likudiojnë shijakasit, duke kërcënuar tashmë edhe vendin e tretë të Partizanit, vetëm 3 pikë larg.

Lexo më tej: Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon 'muskujt'

Fitorja e tretë në katër javët e fundit (barazim) për Dinamon, që mban në distancë Tiranën në garën për vendin e katërt. Mehmeti kërkonte fitoren, përballë një skuadre që luan për mbijetesë. Një provë shumë e rëndësishme, edhe difensive, për nëndetësen, që nuk i lejuan shijakasve të rrezikonin portën e Salit, pothuaj asnjëherë. Në anën tjetër, Denison goditi në rastin e parë të paraqitur 19', duke kaluar në avantazh kryeqytetasit.

Video/ Goli i Denison

Goditja rëndoi këmbët e shijakasve, që u futën në kaos dhe pavarësisht dëshirës nuk u treguan të rrezikshëm. Kahrimanovic dhe Zeka nuk impenjuan Salin, ndërsa Dinamo administroi mirë lojën dhe priti momentin në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen. E bëri me golin e sulmuesit Kaçorri, që shfrytëzoi një gabim të prapavijës së Erzenit, pikërisht në momentin e tyre më të mirë.

Video/ Goli i Kaçorrit

Kështu, Dinamo kthehet në vendin e katërt, +3 nga Tirana. Situatë delikate e Erzenit, i parafundit, dhe -6 nga zona playout.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI