Flash

Video/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër Milan është e nevojshme fitorja për titullin

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ Inter ikën dy herë, Cagliari e arrin në 2-2: kundër
Inter nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 në shtëpi kundër Cagliari të drejtuar nga Ranieri dhe, pavarësisht se mbeti +14 ndaj Milan të vendit të dytë, ata nuk përfituan më tej nga ngadalësimi i kuqezinjve. Në San Siro, zikaltrit kaluan në epërsi dy herë, fillimisht me Thuram në minutën e 12' dhe më pas me penalltinë e Calhanoglu në minutën e 74'. Por ata u kapën gjithmonë nga kuqeblutë me Shomurodov në minutën e 65' dhe me golin e Viola pesë minuta nga fundi. Për të fituar titullin tashmë në javën tjetër, Inter duhet të fitojë derbin. Pikë e fituar nga Cagliari, që është një hap nga shpëtimi. Një barazim, ashtu si Sassuolo-Milan. Edhe Inter-Cagliari përfundoi 2-2 dhe lë të pandryshuar diferencën prej 14 pikësh mes kryesuesve zikaltër dhe kushërinjve të tyre ndjekës. Kjo do të thotë se në derbin e 22 prillit skuadra e teknikut Simone Inzaghi duhet të fitojë tre pikët për të siguruar matematikisht titullin e 20 në historinë e klubit. Lexo më tej: Juventus u ndal në derbi, Allegri: "Mbrëmje ters për Vlahovic. E ardhmja? Të arrijmë njëherë objektivin" Në Giuseppe Meazza, zikaltrit kaluan në epërsi në pjesën e parë përmes Marcus Thuram, më pas u befasuan në mesin e pjesës së dytë me një goditje nga Eidor Shomurodov. Pastaj një prekje me krah në zonë nga Yerry Mina çoi menjëherë në 2-1 e Hakan Calhanoglu me penallti. Por në minutën e 82' Nicolas Viola përfitoi nga një qëndrim sipërfaqësor i mbrojtjes vendase dhe barazoi rezultatin.

Italy Serie A

Napoli 2-2 Frosinone Sassuolo 3-3 AC Milan Udinese 1-1 Roma (ndërprerë) Inter 2-2 Cagliari

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI