Flash

Video/ "Nuk e pranoj këtë pyetje": gazetari e tërbon, Ten Hag ikën nga konferenca e shtypit

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ "Nuk e pranoj këtë pyetje": gazetari e tërbon,
Manchester United barazoi dje në Premier League dhe në konferencën e shtypit gazetarët i bënë pyetje të pakëndshme teknikut Erik Ten Hag. Holandezi nuk ka dashur të vuante sulmin verbal dhe u largua nga salla menjëherë.

TEN HAG IKËN NGA KONFERENCA E SHTYPIT

Manchester United barazoi 2-2 me Bournemouthin vetëm falë një dygolëshi të të zakonshmit Bruno Fernandes. Red Devils tashmë nuk mund të ëndërrojnë më për Champions League, por mbi të gjitha rrezikojnë të përfundojnë jashtë zonës evropiane. United është në vendin e shtatë vetëm 2 pikë mbi vendin e tetë të zënë nga West Ham. E mbi këtë fakt u ndalën gazetarët në konferencën për shtyp të Erik Ten Hag pas ndeshjes. Një pyetje që iu bë ishte: "Tani jeni të shtatët. Nëse përfundoni i teti, do të jetë renditja më e ulët në historinë e Manchester United që nga ekzistimi i Premier League. Mendoni se do të përfundoni mbi vendin e tetë?". Lexo më tej: Video/ Perlë e Fernandes, Salah shpëton Klopp: United ndal Liverpool, Arsenal e City e falenderojnë Ten Hag nuk reagoi mirë ndaj pyetjes dhe nuk e lejoi gazetarin të konkludonte. Ai u ngrit dhe u largua pasi tha: "Unë nuk e pranoj këtë pyetje. Kjo nuk është e rëndësishme tani".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI