Flash

Video/ Skandal në Bundesligë: VAR i heq penalltinë Dortmund, pasi Sabitzer kishte shënuar nga 11 metrat

Lapsi.al 14 April 2024
Video/ Skandal në Bundesligë: VAR i heq penalltinë Dortmund, pasi

E pabesueshme ajo që ndodhi në javën e 29 të Bundesligës, gjatë ndeshjes mes Borussia M'gladbach dhe Borussia Dortmund. Arbitri akordoi një penallti, goli u shënua nga Sabitzer, por më pas ndërhyri VAR dhe e anuloi penalltinë, ndërsa lojtarët po festonin.

Episodi ndodhi në pjesën e dytë, me rezultatin 2-1. Arbitri akordoi një penallti për Dortmund për një faull të portierit Omlin ndaj Adeyemi. Nga 11 metrat u shfaq Sabitzer, që e shndërroi penalltinë në gol, duke kompletuar trigolëshin e tij personal dhe duke e bërë rezultatin 3-1 për skuadrën e tij. Pikërisht atëherë, gjatë festës, gjyqtari Florian Badstübner ndaloi gjithçka dhe u kërkoi lojtarëve të prisnin.

Penalltia, në fakt, ishte goditur në mes të një rishikimi nga VAR. Arbitri i ndeshjes në fakt u thirr përsëri në monitor, ku ndryshoi mendim. Kështu, asnjë penallti nuk kishte e rrjedhimisht edhe goli i Sabitzer nuk vlente, me lojtarin që duhet të kënaqej me dy golat e mëparshëm të shënuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI