Flash

Allegri po i dënon karrierën, Chiesa shpërthen pas zëvendësimit në derbi: "Gjithnjë ndërrimi i parë"

Lapsi.al 15 April 2024
Allegri po i dënon karrierën, Chiesa shpërthen pas

Më shumë urrejtje se dashuri. Marrëdhënia mes Federico Chiesa dhe teknikut Max Allegri nuk ka qenë kurrë ajo më e thjeshta. E në këto vite bashkëjetesë te Juventus ka pasur momente tensioni dhe keqkuptimi mes të dyve. Ashtu si me rastin e derbit të fundit ndaj Torinos. Menjëherë pas zëvendësimit në minutën e 65', kur u fut Yildiz, anësori shpërtheu me një frazë “gjithmonë zëndësimi i parë”, pasi u ul në stol, që nuk lë asnjë dyshim. Duke thënë se në realitet ishte i dyti (pak para tij Iling-Junior kishte marrë vendin e Kostic), Chiesa përsëriti, edhe pse pa dalë nga kufijtë e edukatës, mendimet e tij për një menaxhim teknik, të Allegri, që shpesh e ka mërzitur.

I gjithë faji është i një formacioni loje, ai 3-5-2 i adoptuar nga Allegri, i cili “e pengon” trajnerin e Juventus që të nxjerrë njëkohësisht në fushë ish-lojtarin Viola dhe të talentuarin Kenan Yildiz. Pikërisht shpërthimi i talentit turk, i cili përfundoi në stol pas rikthimit të plotë të Chiesa, u bë shkaku i parë i uljes së minutazhit të lojtarit të kombëtares italiane, i cili për më tepër e gjen veten duke luajtur në një rol, atë të sulmuesit të dytë, jo ekzaktësisht në karakteristikat e tij.

Lexo më tej: Video/ Vlahovic e Chiesa nuk kuptohen! Caressa: "Pak e dalluan çfarë ndodhi në zëvendësimin e numrit 7"

Më e mira do të ishte rreshtimi i një tridhëmbëshi, me të dy në përkrahje të serbit Vlahovic. Por vetë tekniku Max Allegri përsëriti se me formacionin me dy qendra skuadra ka gjetur ekuilibrin dhe ndryshimi në rrugë e sipër do të ishte i rrezikshëm. Me pak fjalë, kështu do të shkojë për këtë vit, pastaj nga sezoni i ardhshëm shumë gjëra mund të ndryshojnë. Në pankinë ose në të ardhmen e Federico Chiesa.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI