Flash

Berisha heq paralelen: Edi dhe Balluku, si Enveri dhe Beqiri (VIDEO)

Lapsi.al 15 April 2024
Berisha heq paralelen: Edi dhe Balluku, si Enveri dhe Beqiri (VIDEO)

Lideri i opozitës, Sali Berisha shprehet se Edi Rama dhe Belinda Balluku përdorën modelin e vjetër e të shpëlarë si Enver Hoxha dhe Beqir Balluku pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.

“Në verën që kaloi Rama dhe Balluku, njëlloj si Enveri dhe Beqiri dekada më parë dhanë Sihariq mashtrimin e tyre të madh për shqiptaret: atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur" - shkroi Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri deklaroi se Edi Rama dhe Belinda Balluku mashtrojnë dhe përçmojnë qytetarët sot njëlloj si paraardhësit e tyre 50 vite më parë.

"Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj. i mori lumi. Ato dëshmojne jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si parardhësit e tyre gjysëm shekulli më parë" - reagoi Berisha, pas lajmit se kompania "Shell" do të tërhiqet nga Shpiragu, çka nënkupton se suksesi i ëndërrave që Edi Rama shiti në verën e vitit 2023 është pothuajse i pamundur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI