Flash

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në rrezik sigurie: Macron njofton planin B në Paris

Lapsi.al 15 April 2024
Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në rrezik sigurie: Macron
Emmanuel Macron ka dalë hapur: Franca ka një plan B për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në rast të rreziqeve të tepërta të sigurisë. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti francez, i cili zbuloi se si parada do të kufizohej në Trocadéro apo Stade de France. Parada e planifikuar tani për tani është përgjatë lumit Senë, në atë që do të ishte e para absolute, pra një ceremoni olimpike jashtë një impianti. "Ne do të kemi mjete të informacionit dhe shërbimeve të inteligjencës të mobilizuara totalisht - siguroi Macron -. Do të vendosim një perimetër të tërë sigurie rreth ceremonisë nga ditët, madje edhe javët e mëparshme" dhe "forcat e policisë do të mobilizohen në një nivel të jashtëzakonshëm". Rreth 10,500 atletë, mes tyre edhe ata shqiptarë, pritet të parakalojnë në zemër të kryeqytetit francez në bordin e varkave në lumin Senë përgjatë një rruge prej 6 kilometrash në ditën që do të nisin Lojërat Olimpike. Olimpiada e Parisit është e planifikuar nga 26 korriku deri më 11 gusht. Lexo më tej: Gjermania në alarm, pas Champions ISIS-K kërcënon edhe Euro 2024: "Thirrja e fundit" Fillimisht organizatorët kishin planifikuar një ceremoni madhështore hapjeje për rreth 600 mijë njerëz, shumica e të cilëve do të mund ta ndiqnin lirisht nga brigjet e lumit, por problemet logjistike dhe të sigurisë bënë që qeveria të zvogëlojë gradualisht ambiciet e saj. Në muajt e fundit numri i përgjithshëm i spektatorëve është përgjysmuar. Qeveria franceze ka vendosur gjithashtu që turistët të mos kenë akses falas në ceremoninë e hapjes për arsye sigurie. Aksesi do të bëhet vetëm me ftesë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI