Flash

Drógë në makinë dhe banesë, vihet në pranga 32-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 15 April 2024
Drógë në makinë dhe banesë, vihet në pranga

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Shkodrës për posedim të lëndëve narkotike. Ai mbante fara kanabisi në automjet dhe banesë. Në operacion është sekuestruar lënda e dyshuar narkotike, 115 fara kanabisi dhe 1 celular.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”. Posedonte lëndë narkotike cannabis dhe fara cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike, 115 fara kanabisi dhe 1 celular. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. R., 32 vjeç.

Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi L. R. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procdurale, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 115 fara cannabisi, të cilat i posedonte me qëllim shitjen.

Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI