Flash

Ekathimerini: Beleri do kandidojë për eurodeputet me partinë e Mitsotakis

Lapsi.al 15 April 2024
Ekathimerini: Beleri do kandidojë për eurodeputet me partinë e

Kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet për partinë “Demokracia e re” me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Kështu shkruan gazeta greke “EKathimerini”.

Mediat helene shkruajnë se Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek.

Ekathimerini raporton se deri në mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së Re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij në fushatë elektorale Pandeli Kokaveshi janë dënuar nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk e ka marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk ia kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për ta kryer betimin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI