Flash

Fizik djaloshi: David Beckham gjysëm i zhveshur në palestër, Victoria e fotografon fshehurazi

Lapsi.al 15 April 2024
Fizik djaloshi: David Beckham gjysëm i zhveshur në palestër,
David Beckham në moshën 48-vjeçare ka trupin e një djaloshi! Gruaja e tij Victoria Beckham e di mirë këtë dhe e përjetëson fshehurazi në palestër, ndërsa ish-futbollisti është ulur pa bluzë me një palë pantallona të shkurtra dhe atlete. Ajo, e cila ende po përballet me një dëmtim të këmbës që ka pësuar disa kohë më parë, është entuziaste dhe nuk humbet asnjë rast për të nxjerrë në pah trupin e David. Victoria Beckham, 49 vjeçare, ka përjetësuar në një foto të postuar në rrjetet sociale momentin në të cilin bashkëshorti i saj, David Beckham, qesh me gjithë zemër gjatë një stërvitje në palestër. Në imazh, Davidi është pa bluzë (e kishte “zhveshur” në rrjetet sociale edhe disa vite më parë), i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra rozë salmon, çorape sportive dhe atlete të kuqe, me një kapele të zezë bejsbolli të veshur mbrapsht. Kjo foto është shpërndarë në profilin e Viktorias në Instagram dhe po gëzon sukses të madh mes ndjekësve. Në foton pasuese është edhe një selfie e Victoria me çizmen mjekësore që ajo ka veshur që kur u dëmtua në fillim të vitit. Në mbishkrim shkruhet: “Stërvitje në mëngjesin e të shtunës me këtë djalosh në formë!”.

SI USHQEHET DAVID BECKHAM?

David Beckham, ish-mesfushori i Manchester United, tani drejtues dhe menaxher sportiv, ka trupin e një modeli dhe mbahet në formë me një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, si dhe seanca të gjata në palestër. Ish-futbollistit i pëlqen të gatuajë, por gjysma e tij më e mirë ha pak pjata. "Unë jam i martuar me dikë që ka ngrënë gjithmonë të njëjtën pjatë për 25 vjet," zbuloi Beckham disa kohë më parë. “Victoria ha vetëm peshk të pjekur në skarë me perime në avull. Ndryshon shumë rrallë”, shtoi ai, duke shpjeguar në vend të kësaj se emocionohet shumë për një pjatë kuzhine ose një verë të mirë. “Kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI