Flash

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje drōge, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 15 April 2024
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje drōge, arrestohet

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar nga policia. I riu u kap si rezultat i operacionit të kryer nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare në Kapshticë.

“I shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kapet si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasi, 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI