Flash

Ilir Meta flet për tradhti brenda partisë së tij

Lapsi.al 15 April 2024
Ilir Meta flet për tradhti brenda partisë së tij

Ilir Meta ka folur për tradhti në eksponentët drejtues të partisë së tij, por nuk ka dhënë emra. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Meta tha se “Partia e Lirisë” ka pasur një organizim të çorganizuar, sipas tij të qëllimshëm. Ai tha se tradhtarin e përdorin të gjithë, por refuzoi të japë emra.

“Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet”, - tha Meta.

Ai tha se në parti do të ketë një reformim për të thellë për të luftuar nepotizmin. “Monika është një deputete dhe anëtare e kryesisë së partisë. Unë shkova në Fier dhe e ftova, por ajo nuk erdhi. Kishte angazhime të tjera” – tha Meta.

Ai tha se Kryemadhi kishte bërë jë gabim të madh me djegien e mandateve të fituara me “gjak dhe sakrifica” siç e ka quajtur ai.

“Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan. Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica” – tha Meta.

Ai tha se në parti kishte gjetur një çorganizim të organizuar dhe se “Partia e Lirisë” ishte lënë 6 muaj pa roje nate. Meta hodhi dyshime se në selinë e partisë ishin vënë përgjues.

Meta pranoi se kishte larguar shoqëruesit e Gardës së Republikës që sipas tij nuk ishin treguar konfidencialë për takimet që ai zhvillonte.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI