Flash

Kane, mallkimi vazhdon: e pëson edhe talismani Coman

Lapsi.al 15 April 2024
Kane, mallkimi vazhdon: e pëson edhe talismani Coman

Golat di t'i shënojë mirë, edhe shumë madje, por një mallkim vazhdon të ndjekë Harry Kane. Sulmuesi anglez, i cili u transferua te Bayern Munich verën e kaluar në kërkim të lavdisë, rrezikon të mbetet pa trofe edhe këtë sezon. Pas humbjeve në kupë dhe Superkupë, 30-vjeçarit iu desh t'i thoshte lamtumirë Bundesligës pas triumfit të Bayer Leverkusen, të drejtuar nga Xabi Alonso. Ish-lojtari i Tottenham tani shpreson te Champions League, edhe pse rruga është pak për të thënë në ngjitje (2-2 me Arsenal në ndeshjen e parë çerekfinale). Për momentin e vetmja gjë e sigurt është se Kane ka ‘thyer’ talismanin Coman, i cili kishte fituar kampionatin për 11 vite radhazi me klubin që e teseroi.

Lexo më tej: Video/ S'ka më 'Neverkusen': Bayer fiton titullin e parë në 120 vjet histori, tifozët pushtojnë fushën

Që nga viti 2012 me PSG-në, duke kaluar nga Juventus deri kur arriti te bavarezët, sulmuesi, që kur u bë profesionist, nuk ka gabuar kurrë në kampionatet kombëtare. Një sekuencë prej njëmbëdhjetë triumfeve radhazi, tetë nga të cilat me bavarezët, të prishur vetëm këtë vit kur mbërriti Kane. Një rastësi e thjeshtë apo diçka më shumë mbetet për tu parë, por mallkimi i Kane për momentin mundi talismanin Coman.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI