Flash

Kërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos: "Të ikë falas? Nuk jam budalla unë"

Lapsi.al 15 April 2024
Kërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos:
Fjalët e Luis Albertos, i cili bëri publike synimin e tij për të shkëputur kontratën në qershor, bënë shumë bujë te Lazio. Pas drejtorit sportiv Fabiani, mesfushorit spanjoll i është kundërpërgjigjur edhe presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito. E numri 1 i klubit nuk ka qenë aspak i butë me fjalët ndaj spanjollit. "Me shumë mundësi ai dëshiron të largohet falas - tha Lotito për Adkronos -. Por jo, ai ka një kontratë katër vjeçare. Ai duhet të sjellë një klub që dëshiron ta blejë atë e pastaj mund të ikë. Ai kërkoi një rinovim verën e kaluar, është lojtari i dytë më i paguar te Lazio. Tani na del me këtë gjë pa na thënë asgjë. Ta lëmë të largohet në një transferim të lirë nga një shoqëri e kuotuar, do të thotë të varfërosh asetet. Aksionerët do të më vrisnin dhe do të kishin të drejtë". Lexo më tej: Luis Alberto, thyerje totale e raportit: “Nuk dua më asnjë euro nga Lazio, kam kërkuar shitjen”

DEKLARATA E LUIS ALBERTO

Luis Alberto, në fakt, i habiti të gjithë me deklaratën e tij. Spanjolli pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2027, kërkoi ndërprerjen e kontratës në fund të sezonit: "E ardhmja? Sinqerisht, është e vështirë për mua. Nuk do të jem në projekt vitin e ardhshëm, ia kam kërkuar klubit. Është e drejtë të largohem nga kjo skuadër, erhdi momenti. Kam kërkuar zgjidhjen e kontratës, nuk dua më asnjë euro”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI