Flash

Luis Enrique, snobon Barcelonën: "Në vajtje rezultat i pamerituar, e dimë që do ta përmbysim"

Lapsi.al 15 April 2024
Luis Enrique, snobon Barcelonën: "Në vajtje rezultat i

Është një Luis Enrique mjaft luftarak që shfaqet para mikrofonave në prag të ndeshjes Barcelona-PSG, ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League: “Kemi pasur kohën e nevojshme për të analizuar dhe përmirësuar paraqitjet tona – ishin fjalët e trajnerit parisien, ish-i i madh i mbrëmjes -. Ndeshja e parë ishte një ndeshje shumë e vështirë, rezultati nuk pasqyron atë që meritonim. Nuk jemi një skuadër që spekulon rezultatin e jemi absolutisht të bindur se do të arrijmë të përmbysim situatën”.

Trajneri asturian foli më pas për atë që pret në fushën e lojës kundër ish-skuadrës së tij: "PSG do të bëjë presion që në minutën e parë, Barcelona do të fokusohet në lojën e gjatë dhe pasimin në linjën e fundit, duke shfrytëzuar hapësirat. Në ndeshjen e parë, Ter Stegen arriti një rekord prej 24 topash të gjatë për të kapërcyer presionin. Shpresoj të mos jetë kështu, por parashoh një ndeshje me gola për të dyja skuadrat, mendoj se rrethanat do të sigurojnë që publiku të shohë një ndeshje emocionuese".

I pyetur për Mbappé dhe çfarë pret prej tij, Luis Enrique preferoi të mos ndalej shumë tek individi: “Të gjithë lojtarët janë gati, ne duam të përmbysim rezultatin. Duam të kthejmë të gjithë mbështetjen që marrim çdo herë në Parc des Princes. PSG nuk ka përmbysur kurrë një disavantazh, nesër do të jetë dita e duhur”.

BARCELONA "E TIJ" DHE ISH-KAPITENI XAVI

Më pas është e pashmangshme të flitet për mjedisin që do të gjejë në Barcelonën "e tij", edhe pse ndeshja nuk do të luhet në Camp Nou: "Do të kisha preferuar të luaja në Camp Nou, si të gjithë tifozët e Barçës. Megjithatë, ky impiant është gjithashtu i nivelit të lartë, më kthen në mendje kujtime të mira sepse kam luajtur në Lojërat Olimpike këtu (ato të vitit 1992, të fituara nga seleksioni spanjoll ku ai bënte pjesë, red). Sa herë që kam ardhur këtu publiku më ka pritur shumë mirë. Ndihem i dashur prej tyre, ndihem si culé, me kënaqësi do të pranoj çdo gjë dhe do të sillem si profesionist”.

Lexo më tej: Xavi nuk i beson PSG-së: "Do të jetë një ndeshje e vështirë, Montjuïc si Camp Nou"

Në fund, fjalë të bukura për teknikun kundërshtar Xavi: "E çmoj shumë, në vitin e tij të fundit (sezoni 2014-15, mbyllur me fitoren e Champions, red) ishte ndihmë e madhe për Barçën. Ka kontribuuar në cdo aspekt të lojës e si kapiten. Do të jetë shumë bukur, do emocionohem. Nuk do mundet kurrë të më stërvisë, por do të më kishte pëlqyer. Nuk kam dyshime se ai është elitar, rezultatet e konfirmojnë këtë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI