Flash

Marrëveshja për emigrantët/ Qeveria italiane: Dy qendrat në Shqipëri, jo gati para nëntorit

Lapsi.al 15 April 2024
Marrëveshja për emigrantët/ Qeveria italiane: Dy qendrat në

Dy qendrat për strehimin e emigrantëve duket se do të jenë gati vetëm në nëntor. Kështu shkruhet në një artikull të “La Republica”. Duket se qeveria italiane, ndonëse përmes marrëveshjes së firmosur me shtetin shqiptar, ka kundërshtuar vetëveten për faktin se kur do të ishin gati këto dy qendra strehimi, atë në Gjadër dhe në Shëngjin.

Kujtojmë se puna për ndërtimin e këtyre dy kampeve nisi më 23 mars, ndërsa dorëzimi do të bëhet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Media italiane i referohet një vendimi të Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri.

Sipas tenderit drejtues që duhet të kishin hapur në maj, Ministria e Mbrojtjes pret dorëzimin e punimeve për strukturat në vjeshtë. Po ashtu thuhet se kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro për 5 vite.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI