Flash

Met Rrumbullaku, kokë turku për skandalin e TIMS?

Lapsi.al 15 April 2024
Met Rrumbullaku, kokë turku për skandalin e TIMS?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku duket se do të jetë "koka e turkut" për skandalin e kopjimit të të dhënave të sistemit TIMS nga Ervin Muça, ish-drejtori i arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës.

Më herët, Muça është marrë në mbrojtje si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, por ish-ministri i Brendshëm që e emëroi Muçën në detyrë, Bledi Çuçi thotë se propozimi i erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Unë kam qenë Ministër kur Drejtori i Përgjithshëm e ka propozuar për të drejtuar departamentin në polici, si një përgjigje për të rritur kapacitetet dhe terreni që ne shohim, merren më të mirët.

Në dijeninë time dhe në relacionin shoqërues, i plotësonte të gjitha kriteret dhe ishte një rekrutim normal”, tha Çuçi duke e lëshuar skandalin në prehrin e Muhamet Rrumbullakut.

Pak ditë më parë, kur u pyet nga gazetarët se përse propozoi Ervin Muçën në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit, kur ai nuk kishte certifikatën e sigurisë, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se Muça i plotësonte të gjitha kriteret. Në fakt ky pohim i drejtorit të përgjithshëm të policisë rezultoi një gënjeshtër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI