Flash

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime dhe temperatura të larta

Lapsi.al 15 April 2024
Parashikimi i motit, java nis me kthjellime dhe temperatura të larta

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë territorin, por vranësirat do të jenë të pranishme si edhe do të rritet ndjeshëm lagështira në ajër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëngjesit dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Parashikohet që; pas mesditës dhe në vijim të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë Kosovën ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen me 3 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët deri në mesditë ku do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të RMV, por mundësia për reshje është thuasje zero.

Kjo situate e qëndrueshme atmosferike, nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante gjatë mëngjesit, por do të ulen me 3 gradë C në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Europa

Një sistem i fuqishëm vranësirash si edhe kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm; përkatësisht në Gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore, për pasojë vranësirat dhe shirat në formë shtrëngatash do të jenë pothuajse gjatë gjithë 24 orëshit. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu; ndërsa gadishulli Iberik, gadishulli Apenin si edhe Gadishulli i Ballkanit do të mbizotërohennga moti i kthjellët dhe i ngrohtë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI