Flash

Pikëpyetja/ A po i vjen dita Dritan Dajtit të dalë nga burgu

Lapsi.al 15 April 2024
Pikëpyetja/ A po i vjen dita Dritan Dajtit të dalë nga burgu

Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të rekursit për Dritan Dajtin të ish-Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda që kundërshton ndryshimin e vendimit nga dënimi përjetë në 25 vite heqje lirie. Nëse Gjykata e Lartë nuk ndryshon vendimin e fundit, për pak muaj Dritan Dajtit i përfundon dënimi pasi i akuzuari për 5 vrasje ka qëndruar shumë kohë në paraburgim ndërsa sipas të dhënave ka përfituar edhe nga amnistitë ndër vite e sjellje të mirë.

Gjykata e Lartë do shqyrtojë më 4 qershor rekursin e ish-prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda që kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë. Relator i çështjes do të jetë Sandër Simoni ndërsa gjyqtar Medi Bici dhe Ilir Panda.

Në vitin 2019 disa gjyqtar të deleguar nga rrethet prishën vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dajtin që akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Ndaj gjyqtarëve nisi një hetim mbi dyshimet për korrupsion duke iu kontrolluar edhe banesat, por me pas hetimi u pushua për mungesë provash.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI