Flash

Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, tre prej tyre nga Kosova

Lapsi.al 15 April 2024
Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, tre prej tyre nga Kosova

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri të ditur se 15 qytetarët janë larguar nga Tel Avivi ditën e dielë dhe ndodhen në Qipro. Fluturimet e tyre drejt Shqipërisë u anuluan mëngjesin e së dielës për shkak të situatës së tensionuar në rajon. Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës e Kosovës nuk ka ndonjë reagim zyrtar për evakuimin e tre kosovarëve.

Megjithatë, një ditë më herët, kjo ministri publikoi një numër të Ambasadës së Kosovës në Izrael për të gjithë shtetasit e Kosovës në këtë shtet që mund të kenë nevojë për ndihmë, pas sulmit të Iranit. Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u tha se pesë nga të evokuarit janë punonjës të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë dhe familjarë të tyre.

Ata gjendeshin në Izrael me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe, dhe autoriteteve izraelite për të marrë pjesë në aktivitetin turistik “Allbania all senses”, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.

“Prej mbrëmjes të së shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Në Qipro ndodhen edhe dhjetë nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, shtatë prej të cilëve nga Shqipëria dhe tre nga Kosova.

“Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës. Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të dielë, ndërsa përgatitej fluturimi i radhës”, tha ministria shqiptare.

Ndërkaq, bëhet e ditur se 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e 14 prillit nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Izraeli, që nga 7 tetori, po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - pasi grupi radikal kreu sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit. Ambasadorja e Shqipërisë, Meri Kumbe ka deklaruar për mediat në Shqipëri se prej muajit tetor të vitit 2023, kur nisi lufta në Gazëm janë evakuuar 330 persona nga Izraeli drejt Shqipërisë.

Marrë nga REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI